• петок, 05 декември 2025

Tërmet në kufirin midis Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi, ndjehet edhe në rajon

Tërmet në kufirin midis Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi, ndjehet edhe në rajon

 Banjallukë, 7 nëntor 2025 (MIA) -  Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë sipas shkallës Rihter këtë mëngjes goditi zonën kufitare midis Bosnjës e Hercegovinës (BeH) dhe Malit të Zi.

 Epiqendra e tërmetit ishte pikërisht pranë kufirit midis Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi, 22 kilometra në lindje të Foçës

 Siç raportohet nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti u ndje edhe në Kroaci dhe Serbi.

 Tani për tani nuk ka informacione për dëm të mundshëm material, raportojnë mediat e Sarajevës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан