• петок, 05 декември 2025

Tërmet mesatar është regjistruar në Kamçatka

Tërmet mesatar  është regjistruar në Kamçatka

 Moskë, 7 nëntor 2025 (MIA) - Një tërmet me intensitet prej 5.6 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në lindje të Kamçatkës, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

 Epiqendra ishte në det të hapur në një thellësi prej 40 kilometra, 129 kilometra nga qyteti Petropavlovsk-Kamçatski.

Tani për tani nuk ka informacione për njerëz të mundshëm të lënduar ose dëm material. 

 Pas tërmetit nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.

 Kamçatka më 30 korrik u godit nga tërmeti më i fortë, me magnitudë 8.8 ballë të shkallës Rihter.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан