Të reshura të borës në disa vende, ndalesë për kamionë në rrugën "Strugë VK "Qafë Thanë"
- Për shkak të reshurave të borës, herët në mëngjes në ora 05:15 është vendosur ndalesë për komunikacion për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Strugë - VK "Qafë Thanë".
Shkup, 8 janar 2026 (MIA) - Për shkak të reshurave të borës, herët në mëngjes në ora 05:15 është vendosur ndalesë për komunikacion për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Strugë - VK "Qafë Thanë".
LAMM kumtoi se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa. Të reshura të borës me intensitetit të ndryshueshëm ka në Kumanovë, Stracin, Krushevë, Zheleznec, si dhe në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavato dhe Preseka, por në këtë moment nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikcionit.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga ora 10:00 në VK Niki (VK Mexhitli) do të ketë ndalesë për automjete transportuese, që do të zgjat në 48 orët e ardhshme, përfundimisht me 10 janarin në ora 10:00. Komunikacioni për automjete do të zhvillohet normalisht.
Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajijes dimërore në automjete.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. bsh/
Foto: MIA