Të paktën tre të vdekur gjatë sulmit në Taipei
- Të paktën tre persona janë vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë në një metro në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei.
Taipei, 19 dhjetor 2025 (MIA) – Të paktën tre persona janë vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë në një metro në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei.
"Motivi i sulmit ende nuk dihet", deklaroi kryeministri i Tajvanit, Ço Jung-tai, duke shtuar se ishte një akt "i qëllimshëm".
Ço tha se sulmuesi mbante maskë dhe hodhi "pesë ose gjashtë kokteje molotovi ose bomba tymi" në stacionin kryesor të metrosë.
Pas incidentit masat e sigurisë janë dyfishuar në të gjithë ishullin.
"Të gjitha lokacionet e rëndësishme, stacionet e trenave, autostradat, stacionet e metrosë dhe aeroportet janë në gatishmëri të shtuar", tha Ço.
Kryebashkiaku i Taipeit, Çian Van-an, theksoi se i dyshuari në sulmin "ka të ngjarë të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ndërtesa për të shmangur arrestimin". Ai shtoi se një nga viktimat vdiq, ndërsa përpiqej të ndalonte sulmin.
Më parë, u raportua se nëntë persona u plagosën në sulm.
Krimet e dhunshme janë të rralla në Tajvan. Një sulm i ngjashëm ndodhi në metronë e Taipeit në vitin 2014, kur katër persona u goditën me thikë për vdekje. Sulmuesi në vitin 20216 u ekzekutua.
Foto: EPA