Të paktën shtatë të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani kargo të "JupiEs" në Kentaki
- Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në aksidentin e një aeroplani kargo "JupiEs" (UPS) në shtetin federal amerikan Kentaki, njoftoi guvernatori Endi Beshir.
Uashington, 5 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në aksidentin e një aeroplani kargo "JupiEs" (UPS) në shtetin federal amerikan Kentaki, njoftoi guvernatori Endi Beshir.
Ai paralajmëroi se numri i viktikmave mund të rritet ndërkohë, ndërsa policia informoi se ka edhe disa të lënduar. Shkaku i aksidentit, që ka ndodhur në zonën industriale të periferisë në Luisvil, ende nuk dihet.
Sipas Administratës Federale për Aviacion (FAA), aeroplani McDonnell Douglas MD-11 ka fluturuar "Muhamed Ali" në Luisvil rreth orës 17:15 (22:15 sipas Griniçit). Vetëm disa momente më vonë, fluturakja është rrëzuar dhe ka shpërthyer zjarr. Policia ka njoftuar se aeroplani ka rënë rreth pesë kilometra nga aeroporti.
Kompania "JupiEs" konfirnoi se në aeroplan ka pasur tre anëtarë të ekuipazhit dhe se gjatë gjatë natës do të ndërpriten operacionet për renditjen e dërgesave në qendrën më të madhe logjistike "Uolrdport".
Aeroplani ka fluturuar për në Honolulu, Hauai. Pamjet nga vendi i rrëzimit tregonin një mur flakësh dhe tym të dendur që ngrihej mbi një zonë që ishte shtëpia e fabrikave të riciklimit dhe fabrikave të pjesëve të automobilave.
Dy punëtorë janë ende të zhdukur dhe zjarrfikësit po kërkojnë nëpër rrënoja. Një urdhër strehimi është lëshuar për disa pjesë të zonës. "Situata është serioze", tha Beshir në Platformën X.
Aeroporti është mbyllur dhe të gjitha fluturimet për në dhe nga Luisvil janë pezulluar përkohësisht. mb/
Foto: printskrin