• сабота, 06 декември 2025

Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm në veri të Afganistanit

Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm në veri të Afganistanit

Kabul, 3 nëntor 2025 (MIA) - Shtatë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 150 janë lënduar në tërmetin e mbrëmshëm me intensitet prej 6,3 ballë sipas shkallës së Rihterit të regjistruar në pjesën veriore të Afganistanit. 

Sipas Institutit Gjeofizik në SHBA, epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit Mazar dhe Sharif, në thellësi prej 28 kilometrave.

Në qytetin Mazar dhe Sharif jetojnë rreth 523.000 persona. 

Nga fundi i gushtit, tërmeti me intensitet prej gjashtë ballë i goditi provincat Kunar, Lagman dhe Nangarhar, ku jetën e kanë humbur më shumë se 2.200 persona. 

Tërmetet janë të shpeshta në Afganistan, veçanërisht në kurorën malore Hindukush, në afërsi të bashkimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан