• сабота, 06 декември 2025

Të paktën dhjetë persona e humbën jetën në një aksident me autobus në Meksikë

Të paktën dhjetë persona e humbën jetën në një aksident me autobus në Meksikë

Meksiko Siti, 23 nëntor 2025 (MIA) – Të paktën 10 persona e humbën jetën, ndërsa 20 janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm me autobus që ndodhi në shtetin perëndimor meksikan Miçoakan.

Aksidenti, shkaku i të cilit është ende i panjohur, ndodhi në rrugën midis kryeqytetit të shtetit Morelia dhe fshatit Packuaro. Operacionet e shpëtimit dhe ndihma mjekësore janë në vendin e aksidentit.

Aksidentet rrugore në Meksikë vitet e fundit shënojnë rritje, ndërsa shkaqe kryesore janë shpejtësia dhe mirëmbajtja e dobët e automjeteve. Në shtator, një kamion cisternë që transportonte gati 50.000 litra benzinë ​​shpërtheu nën një mbikalim autostrade në kryeqytet, Meksiko, ku e humbën jetën dhjetëra njerëz. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан