• петок, 05 декември 2025

Të paktën 31 njerëz humbën jetën në përleshje në një burg në Ekuador

Të paktën 31 njerëz humbën jetën në përleshje në një burg në Ekuador

Kito, 10 nëntor 2025 (MIA) – Tridhjetë e një njerëz humbën jetën në përleshjet e djeshme në një burg në qytetin jugperëndimor të Ekuadorit Maçalla. Në dhunën ndërmjet grupeve të të burgosurve janë përdorur armë zjarri dhe shpërthime. 

Burgjet e Ekuadorit u bënë fushëbetejë ndërmjet bandave rivale të drogës. Që nga viti 2021 në përleshjet në burgjet e Ekuadorit janë vrarë afro 500 njerëz. 

Në fund të shtatorit në përleshjet e armatosura në burgun e njëjtë humbën jetën 14 persona, në mesin e të cilëve edhe një rojtar. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан