Të paktën 16 persona e humbën jetën gjatë rrokullisjes së një autobusi të udhëtarëve në Indonezi
- Të paktën 16 persona humbën jetën gjatë rrokullisjes së një autobusi të udhëtarëve në ishullin indonezian Java, njoftuan sot autoritetet lokale.
Xhakarta, 22 dhjetor 2025 (MIA) – Të paktën 16 persona humbën jetën gjatë rrokullisjes së një autobusi të udhëtarëve në ishullin indonezian Java, njoftuan sot autoritetet lokale.
Shoferi i autobusit në të cilin kishte 34 udhëtarë, e humbi kontrollin dhe goditi një gardh betoni përpara se të rrokullisej, deklaroi shefi i Agjencisë për kërkim dhe shpëtim.
Autobusi po udhëtonte nga kryeqyteti Xhakarta drejt qytetit të lashtë mbretëror të Jogjakarta, ndërsa u rrokullis në afërsi të qytetit Semarang në Javën qendrore.
Policia dhe ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje rreth 40 minuta pas aksidentit dhe gjetën trupat e gjashtë udhëtarëve që vdiqën në vendngjarje. Dhjetë persona të tjerë vdiqën gjatë rrugës për në spital ose ndërsa merrnin mjekim. Nga 18 të plagosurit që u dërguan në dy spitale aty pranë, pesë janë në gjendje kritike dhe 13 në gjendje të rëndë.
Dëshmitarët thanë se autobusi po lëvizte me shpejtësi të lartë përpara se shoferi të humb kontrollin e automjetit, tha shefi i policisë së Javës qendrore, Ribut Hari Vibovo. Ai tha se shkaku i aksidentit është ende nën hetim. ls/
Foto: EPA