• сабота, 06 декември 2025

Tuzlla: Në zjarrin në Shtëpinë e pensionistëve jetën e humbën 10 persona, mes të lënduarve ka edhe shpëtimtarë

Tuzlla: Në zjarrin në Shtëpinë e pensionistëve jetën e humbën 10 persona, mes të lënduarve ka edhe shpëtimtarë

Tizlla, 5 nëntor 2025 (MIA) - Në zjarrin që mbrëmë e kaploi një pjesë të Shtëpisë së pensionistëve në Tuzlla vdiqën 10 persona, ndërsa në mesin e të lënduarve ka edhe pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit, theksojnë informatat preliminare nga Drejtoria e policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Tuzllës në Bosnjë e Hercegovinë.

Zjarri i përmasave të mëdha e kaploi katin e shtatë të ndërtesës në Shtëpinë e pensionistëve në Tuzlla rreth orës 20:45. Sipas informatave të para të policisë, jetën e humbën dhjetë persona të Shtëpisë.

"Në Qendrën universitare klinike Tuzlla janë dërguar rreth 20 persona, përkatësisht zjarrfikës, policë, punonjës shëndetësorë, si dhe të punësuar dhe të rezidentë të Shtëpisë së pensionsitëve. Trupat e viktimave do të dërgohen në Qendrën komemorative për shkak të identifikimit dhe obduksionit", kumtoi Drejtoria e policisë pranë MPB të Kantonit të Tuzllës.

Në vendin e ngjarjet ndodhet ekipi hetimor, ndërsa ekspertiza do të kryhet kur do të krijohen kushtet për të, me qëllim që të koonstatohen shkaqet e zjarrit dhe të gjitha faktet e tjera të rëndësishme për hetimin.

Nga Shtëpia e pensionistëve në Tuzlla informuan se zjarri shpërtheu mbrëmë rreth orës 20:45, ndërkaq me intervenim të shpejtë e vun[ nën kontroll dhe e shuan pjesëtarët e Njësisë profesionale zjarrfikëse të Tuzllës.

Në shuarjen e zjarrit morën pjesë edhe Njësia profesionale zjarrfikëse nga Srebreniku, si dhe shoqatat vullnetare zjarrfikëse Gorna Tizlla dhe Tuzlla, me mbështetje të Drejtorisë së policisë.

"Shfrytëzuesve të kateve të rrezikuara, pjesëtarët e Shërbimit për ndihmë të shpejtë mjekësore nga Shtëpia e shëndetit në Tizlla u ofruan ndihmë mjekësore, pas çka u përkujdesën në katet e mëposhtme të institucionit. Ndihmë mjekësore të rrezikuarve u ofruan edhe personeli mjekësor nga shtëpitë e shëndetit nga Llukavci, Srebreniku dhe Kalesia", theksuan nga Shtëpia e pensionistëve.

Organet kompetente po i ndërmarrin të gjitha aktivitetet e domosdoshme për ndriçim të rrethanave që shkaktuan këtë ngjarje tragjike, konkluduan nga Shtëpia. ab/

foto: printskrin

Остани поврзан