Tusk për negociatat paqësore për Ukrainën: Nuk ka shumë arsye për optimizëm më të madh
- Kryeministri polak Donald Tusk duke i komentuar negociatat paqësore për Ukrainën, sot deklaroi se nuk ka shumë arsye për optimizëm më të madh, duke shtuar se vendi i tij do ta mbështesë procesin në të cilin ka shanse për t'i dhënë fund, ose të paktën për ndërprerje, të luftës ruso-ukrainase.
Luanda, 24 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri polak Donald Tusk duke i komentuar negociatat paqësore për Ukrainën, sot deklaroi se nuk ka shumë arsye për optimizëm më të madh, duke shtuar se vendi i tij do ta mbështesë procesin në të cilin ka shanse për t'i dhënë fund, ose të paktën për ndërprerje, të luftës ruso-ukrainase.
Tusk qëndron në Angola ku merr pjesë në samitin joformal të Bashkimit Evropian për Ukrainën, ndërsa në prag të samitit u mbajt një takim i posaçëm i të gjithë shefave të qeverive të vendeve anëtare të BE-së, për ta shqyrtuar planin paqësor prej 28 pikash të propozuar nga SHBA, transmetuan mediat polake. Sipas kryeministrit polak, gjatë takimit janë zhvilluar shumë biseda serioze në një atmosferë të tillë të njejtë.
"Pak janë arsyet për një optimizëm të madh. Ne të gjithë do ta mbështesim këtë proces që ofron shans për t'i dhënë fund luftës ruso-ukrainase. Në anën evropiane ekziston një pajtim i plotë se plani i prezantuar prej 28 pikash duhet të përpunohet, ndërsa disa nga ato propozime janë të papranueshme", theksoi Tusk.
Siç theksoi ai, nga perspektiva polake veçanërisht është e rëndësishme me atë plan në asnjë mënyrë të mos dobësohen Polonia, Evropa ose siguria e përbashkët.
"Ne do ta mbështesim Ukrainën. Shpërbërja e Ukrainës do të thotë kërcënim për Poloninë. Shpresoj se të gjithë e kuptojnë këtë, duke i përfshirë edhe të gjithë aktorët në Poloni, nënvizoi ai duke shtuar se "kushtet e marrëveshjes paqësore nuk mund ta favorizojnë agresorin".
Tusk theksoi se Evropa është e vendosur ta zgjidh çështjen e mjeteve të ngrira ruse deri në takimin e Këshillit Evropian në dhjetor, si dhe se nuk duhet të paguajë për shkak të asaj që e ka bërë Rusia.
Ai u kthye edhe në çështjen për sistemimin e mundshëm të gjuetarëve evropian ose të NATO-s në Poloni.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Rusia mund të kërkojë tërheqjen e forcave tokësore nga krahu lindor i NATO-s, Tusk tha se gjithçka tregon për këtë mundësi. sa/
Foto: Tusk në Fejsbuk, skrinshot