• петок, 05 декември 2025

Turqia është nikoqire e ministrave të punëve të jashtme për bisedime për planin e paqes të Gazës

Turqia është nikoqire e ministrave të punëve të jashtme për bisedime për planin e paqes të Gazës

Stamboll, 3 nëntor 2025 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të tetë vendeve do të takohen sot në Stamboll për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt zbatimit të planit të paqes për Gazën.

Turqia thotë se në takim do të marrin pjesë diplomatë të lartë nga të njëjtat vende me shumicë myslimane që u takuan me presidentin e SHBA-së Donald Tramp në Nju Jork në shtator. Përveç Turqisë, ata përfshinë Katarin, Arabinë Saudite, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë, Pakistanin dhe Indonezinë.

Diskutimet pritet të përqendrohen në forcimin e armëpushimit të brishtë midis Izraelit dhe Hamasit, i cili filloi më 10 tetor, si dhe në fazën e dytë të planit të paqes të Trampit.

Plani me 20 pika kërkon që Hamasi të çarmatoset dhe të përjashtohet nga çdo rol politik në të ardhmen në Rripin e Gazës - dy çështje shumë të diskutueshme. Ai gjithashtu bën thirrje për formimin e një force ndërkombëtare për të ndihmuar në stabilizimin e sigurisë në territorin palestinez.

Turqia, e cila mban kontakte të ngushta me Hamasin, luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e armëpushimit. Ministri turk i punëve të jashtme Hakan Fidan të shtunën në Stamboll zhvilloi bisedime për armëpushimin me anëtarët e byrosë politike të Hamasit.

Turqia mbështet një zgjidhje afatgjatë me dy shtete, e cila do të lejonte bashkëjetesën paqësore midis Izraelit dhe një shteti të pavarur palestinez. sa/

foto: EPA arkivi

Остани поврзан