"Turkish erlajns" nënshkroi marrëveshje për motorë për 75 aeroplanë "Boing 787"
- Kompania ajrore kombëtare turke "Turkish erlajns" ka nënshkruar një marrëveshje me "Xheneral elektrik aerospejs" (Xhi-I aerospejs) për furnizimin e motorëve, pjesë rezervë dhe shërbime mirëmbajtjeje për 75 aeroplanë pasagjerësh "Boing 787", të cilët kompania i porositi nga prodhuesi amerikan.
Ankara, 6 nëntor 2025 (MIA) - Kompania ajrore kombëtare turke "Turkish erlajns" ka nënshkruar një marrëveshje me "Xheneral elektrik aerospejs" (Xhi-I aerospejs) për furnizimin e motorëve, pjesë rezervë dhe shërbime mirëmbajtjeje për 75 aeroplanë pasagjerësh "Boing 787", të cilët kompania i porositi nga prodhuesi amerikan.
Njoftimi, i bërë përmes Bursës së Stambollit, vjen pas njoftimit në shtator se kompania ajrore do të blejë 75 aeroplanë "Boing" - 50 porosi të firmës dhe 25 opsionale, të modeleve B787-9 dhe B787-10, me dërgesa të planifikuara midis viteve 2029 dhe 2034.
Foto: Arkivi