Trudo: Kanada nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së
- Kryeministri kanadez në largim, Xhastin Trudo e ka hedhur poshtë deklaratën e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp se mund të përdor "fuqi ekonomike" që ta bëjë Kanadanë shtetin e 51-të amerikan.
Otava, 8 janar 2025 (MIA) - Kryeministri kanadez në largim, Xhastin Trudo e ka hedhur poshtë deklaratën e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp se mund të përdor "fuqi ekonomike" që ta bëjë Kanadanë shtetin e 51-të amerikan.
"Nuk ka gjasa që Kanada të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Punëtorët dhe komunitetet në dy vendet tona kanë dobi nga ajo që mes vete janë partnerë më të mëdhenj tregtarë dhe të sigurisë", tha Trudo në publikimin në "X".
Paraprakisht, ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme Melani Xholi tha se komentet e Trampit "tregojnë mosmarrëveshje të plotë të asaj që e bën Kanadanë vend të fuqishëm", duke shtuar se Kanada "asnjëherë nuk do të gjunjëzohet para kërcënimeve". bsh/
Foto: MIA arkiv