• сабота, 06 декември 2025

Trembëdhjetë të vdekur dhe 24 të lënduar pasi një autobus ra në lum në Kamboxhia

Trembëdhjetë të vdekur dhe 24 të lënduar pasi një autobus ra në lum në Kamboxhia

Pnom Pen, 20 nëntor 2025 (MIA) – Të paktën 13 persona humbën jetën ndërsa edhe 24 janë lënduar kur një autobus i cili lëvizte drejt kryeqytetit të Kamboxhias, Pnom Pen ka goditur urën, është rrokullisur dhe ka rënë në lum sot herët, njoftuan mediat, duke iu referuar policisë. 

Aksidenti ka ndodhur në zonën Suntuk në krahinën qendrore Kampong Tom. Shefi i policisë së trafikut, kolonel Prum Çantoll, deklaroi se në të ka pasur 37 udhëtarë, shumica e tyre burra punëtor ndërtimtarie të cilët lëviznin drejt Pnom Penit. 

Shantoll tha se duket se shoferi 19-vjeçar kishte fjetur në timon. Shoferi është në mesin e të lënduarve. fc/

Foto: Harta

Остани поврзан