• сабота, 06 декември 2025

Tre emigrantë të vdekur dhe 55 të shpëtuar në afërsi të ishullit grek Gavdos

Tre emigrantë të vdekur dhe 55 të shpëtuar në afërsi të ishullit grek Gavdos

Athinë, 12 nëntor 2025 (MIA) - Trupat e pajetë të tre personave janë nxjerrë në pjesën detare në kug të ishullit të vogël grek Gavdos, kur filloi të fundosej një anije druri me emigrantë, ndërkaq u shpëtuan 55 persona, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç kumtuan nga shërbimi bregdetar i Greqisë, dje pasdite, pasi që ishin informuar se nevojitet sigurim i ndihmës për barkën me emigrantë, anija e Fronteksit u nis drejt vendit të ngjarjes dhe gjatë procesit të afrimit drejt barkës, personat u zhvendosën në njërën anë, që shkaktoi mbushjen e barkës me ujë dhe fundosjen e saj.

Ekuipazhi i anijes së Fronteksit menjëherë hodhi barka shpëtimi, si dhe goma individuale për shpëtim dhe u shpëtuan 51 burra, një grua dhe tre fëmijë, ndërsa jetën e humbln dy burra dhe një grua.

Paralelisht filloi edhe gjurmimi për të zhdukurit e mundshëm, që vazhdon edhe sot, ndërsa 55 personat e shpëtuar u dërguan në portin e Kretës. ab/

 

Остани поврзан