Tre emigrantë të vdekur dhe 55 të shpëtuar në afërsi të ishullit grek Gavdos
- Trupat e pajetë të tre personave janë nxjerrë në pjesën detare në kug të ishullit të vogël grek Gavdos, kur filloi të fundosej një anije druri me emigrantë, ndërkaq u shpëtuan 55 persona, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 12 nëntor 2025 (MIA) - Trupat e pajetë të tre personave janë nxjerrë në pjesën detare në kug të ishullit të vogël grek Gavdos, kur filloi të fundosej një anije druri me emigrantë, ndërkaq u shpëtuan 55 persona, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Siç kumtuan nga shërbimi bregdetar i Greqisë, dje pasdite, pasi që ishin informuar se nevojitet sigurim i ndihmës për barkën me emigrantë, anija e Fronteksit u nis drejt vendit të ngjarjes dhe gjatë procesit të afrimit drejt barkës, personat u zhvendosën në njërën anë, që shkaktoi mbushjen e barkës me ujë dhe fundosjen e saj.
Ekuipazhi i anijes së Fronteksit menjëherë hodhi barka shpëtimi, si dhe goma individuale për shpëtim dhe u shpëtuan 51 burra, një grua dhe tre fëmijë, ndërsa jetën e humbln dy burra dhe një grua.
Paralelisht filloi edhe gjurmimi për të zhdukurit e mundshëm, që vazhdon edhe sot, ndërsa 55 personat e shpëtuar u dërguan në portin e Kretës. ab/