• четврток, 25 декември 2025

Trampi planifikon të anulojë mijëra kërkesa për azil

Trampi planifikon të anulojë mijëra kërkesa për azil

Uashington, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Qeveria e presidentit amerikan, Donalld Tramp filloi fushatë kombëtare për anulim të mijëra kërkesave për azil, duke pohuar se këta njerëz mund të deportohen në vende të ndryshme nga atdheu i tyre, kumtoi Si-Bi-Es Njus (CBS News).

Shtëpia e Bardhë, Shërbimi për emigracion dhe doganë i SHBA-së (ICE) dhe Ministria e Sigurisë së Brendshme nuk iu përgjigjën kërkesës për koment.

Taktika e re e qeverisë përfshin avokatë të ICE të cilët kërkojnë nga gjykatësit t'i hedhin poshtë kërkesat për azil pa diskutim, kumtoi Si-Bi-Es Njus.

Avokatët e ICE, gjithashtu, kërkojnë nga gjykatësit të urdhërojnë deportim të kërkuesve të azilit në vende siç janë Guatemala, Hondurasi, Ekuadori dhe Uganda.

Saporti i Si-Bi-Es vjen në kohën kur Trampi po përgatitet për kufizim më agresiv të emigracionit vitin e ardhshëm, me miliarda dollarë dedikuar për atë qëllim.

ICE dhe patrulla kufitare do të marrin plotësisht 170 miliardë dollarë deri në shtator të vitit 2029, që është rritje e madhe në rpaort me buxhetin aktual vjetor prej rreth 19 miliardë dollarë. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан