Trampi për zjarret e akuzoi guvernatorin e Kalifornisë dhe i bëri thirrje që të japë dorëheqje
- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp sot sërish e ka akuzuar guvernatorin e Kalifornisë, Gevin Njusom për përhapjen e zjarreve pyjore dhe i bëri thirrje që të japë dorëheqje.
Uashington, 9 janar 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp sot sërish e ka akuzuar guvernatorin e Kalifornisë, Gevin Njusom për përhapjen e zjarreve pyjore dhe i bëri thirrje që të japë dorëheqje.
"Njëra ndër pjesët më të mira dhe më të bukura të SHBA-së digjet deri në themel. (Kalifornia Jugore) po shndërrohet në hi, ndërsa Gevin Njusom duhet të japë dorëheqje", shkroi Tramp në platformën e tij "Truth soshël" (Truth Social).
Ai shtoi se "për gjithçka fajtor është" guvernatori i Kalifornisë.
Tramp dje e akuzoi Njusomin për shkak të së cilës nuk ka nënshkruar urdhër për mbushjen e rezervoarëve, gjë që do të ndihmonte në shuarjen e zjarreve që e ka përfshirë Los Anxhelosin. mb/
Foto: MIA