Trampi në intervistë për "Foks njuz" për padinë kundër Bi-Bi-Si-së: Mendoj se kam detyrim ta bëj këtë
- Presidenti amerikan Donald Tramp dy ditë më parë deklaroi se ka detyrim të padisë Bi-Bi-Si-në britanike për keqinterpretimin e komenteve të tij para sulmit ndaj Kapitolit amerikan më 6 janar 2021, në dokumentarin “Panorama”.
Uashington, 12 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dy ditë më parë deklaroi se ka detyrim të padisë Bi-Bi-Si-në britanike për keqinterpretimin e komenteve të tij para sulmit ndaj Kapitolit amerikan më 6 janar 2021, në dokumentarin “Panorama”.
"Epo, mendoj se kam një detyrim ta bëj këtë. Ata mashtruan publikun dhe e pranuan këtë. Erdhi nga një vend që është aleati ynë", tha Tramp në një intervistë me prezantuesen e "Foks Njuz", Lori Ingram.
Trampi tha se redaktimi i programit "Panorama" të Bi-Bi-Si e bëri që "fjalimi i tij i mrekullueshëm dhe shumë qetësues të tingëllonte radikal", duke theksuar se kjo është "e pabesueshme dhe shumë e pandershme.
Në dritën e dhunës që shpërtheu në Kapitol Hill në janar 2021, Tramp u përball me akuza për përpjekje për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, por këto përpjekje u pezulluan pasi e fitoi Kamala Harisin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Trampi kërcënon se do të padisë Bi-Bi-Si-në për 1 miliard dollarë dëmshpërblim nëse nuk e tërheq dokumentarin kontrovers, nuk kërkon falje menjëherë dhe nuk ofron kompensim të përshtatshëm deri të premten, më 14 nëntor, në orën 22:00 sipas kohës britanike. ls/
Foto: EPA