• петок, 21 февруари 2025

Trampi: Ndoshta do të jetë e nevojshme të merremi me gjykatësit të cilët i bllokojnë përpjekjet për uljen e shpenzimeve

Trampi: Ndoshta do të jetë e nevojshme të merremi me gjykatësit të cilët i bllokojnë përpjekjet për uljen e shpenzimeve

Uashington, 12 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi sot deklaroi se "ndoshta do të nevojitet të merremi me gjykatësit", të cilët, siç tha, po i bllokojnë përpjekjet për uljen e shpenzimeve të agjencive qeveritare.

 Gjatë një fjalimi të përbashkët nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Trampi dhe shefi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) Ilon Mask thanë se kishte "shumë rezistencë" në qeveri.

 Masku theksoi se është e rëndësishme që përfaqësuesit e zgjedhur nga publiku të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë, e jo një burokraci e madhe "e pazgjedhur".

 Foto: EPA

 

 

 

 

Остани поврзан