Trampi kërcënon me marrjen e koncesioneve ndaj rrjeteve televizive që e kritikojnë atë
- Presidenti amerikan Donald Tramp ka kërcënuar me marjen e koncesionit ndaj rrjeteve kryesore televizive që e kritikojnë atë dhe aleatët e tij politikë.
Uashington, 24 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp ka kërcënuar me marjen e koncesionit ndaj rrjeteve kryesore televizive që e kritikojnë atë dhe aleatët e tij politikë.
"Nëse EMISIONET informative televizive dhe emisionet e tyre të vona të natës janë pothuajse 100 për qind negative ndaj presidentit Donald Tramp, MAGA dhe Partisë Republikane a nuk duhet të revokohen licencat e tyre të vlefshme të transmetimit? Unë them PO!”, reagoi Trampi në rrjetin e tij social "Truth Social".
Tramp sulmoi gjithashtu prezantuesin Stiven Kolbert, duke e quajtur atë një "shkatërrimtar të dëshpëruar pa talent" dhe i bëri thirrje Si-Bi- Es-it (CBS) ta largojë atë nga ekrani edhe para skadimit të kontratës së tij që i skadon vitin e ardhshëm. Ai gjithashtu kritikoi prezantuesit e Si-Bi-Es, Ej-Bi-Si dhe NBC.
Trampi është përplasur me prezantuesit dhe gazetarët e kompanitëve më të mëdha mediatike në të kaluarën, duke i akuzuar ata se janë kundër tij.
Ai në fillim të dhjetorit ngriti padi kundër Bi-Bi-Si-së duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se emisioni dokumentar Panorama është montuar në një nga fjalimet e tij në vitin 2021.
Në tetor, ai ngriti padi për shpifje prej 15 miliardë dollarë kundër "Nju Jork Tajms" dhe tre gazetarëve.
Licencat e rrjeteve televizive në SHBA lëshohen dhe rregullohen nga Komisioni federal i komunikimeve (FCC).
Foto: Truth Social