• петок, 05 декември 2025

Trampi i vlerësoi gazetarët e Bi-Bi-Si si të korruptuar për shkak të montimit kontestues të fjalimit të tij (PLT)

Trampi i vlerësoi gazetarët e Bi-Bi-Si si të korruptuar për shkak të montimit kontestues të fjalimit të tij (PLT)

 Uashington, 10 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë në rrjetin e tij social Truth Social i vlerësoi gazetarët e rrjetit britanik televiziv Bi-Bi-Si si të “korruptuar” pas kumtesës për dorëheqjet e drejtorit të përgjithshëm dhe redaktores së programit informativ, të cilët ishin përfshirë në montim kontrovers të një prej fjalimeve të tij. 

“Njerëzit më të lartë në Bi-Bi-Si, duke përfshirë edhe Tim Dejvi, të gjithë japin dorëheqje sepse ishin të përfshirë se si ‘falsifikojnë’ fjalimin tim shumë të mirë (të përkryer) nga 6 janari. Falënderim për Telegrafin për zbulimin e këtyre ‘gazetarëve’ të korruptuar. Këta janë njerëz shumë të pandershëm të cilët bënë përpjekje të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale. Para së gjithash, ata janë nga një vend i huaj, vend të cilin shumë persona e vlerësojnë si aleatin tonë numër një. Çfarë gjëje e tmerrshme për demokracinë”, shkroi Trampi. 

Американскиот претседател Доналд Трамп синоќа на неговата социјална мрежа Truth Social ги оцени новинарите на британската телевизиска мрежа Би-Би-Си како „корумпирани“ по соопштението за оста

Aferën, të cilën të martën e zbuloi gazeta britanike Dejlli telegraf (The Daily Telegraph), ka të bëjë me një film dokumentar te emetuar një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 5 nëntor të vitit 2024. 

Bi -Bi -Si ishte akuzuar se ka montuar disa pjesë të fjalimit të Donald Trampit të mbajtur më 6 janar të vitit 2021, në atë mënyrë që dukej sikur u thotë ithtarëve të tij se do të marshojë me ata deri në Kapitoll që të “luftojnë si djaj”. 

Çfarë është e diskutueshme në dokumentar

Në qendër të skandalit është dokumentari "Tramp: Mundësi e dytë?", i cili u transmetua një javë para zgjedhjeve të vitit të kaluar në SHBA. Në të janë montuar pjesë të fjalimit të Donald Tramp më 6 janar të vitit 2021, në mënyrë që të duket sikur ai u kishte thënë mbështetësve të tij se do të shkonte me ta në Kapitolin amerikan për të “luftuar ashpër”, ku pasuan trazira dhe sulme përpara Kapitolit dhe bastisje në ndërtesën e Kongresit.

Në fakt, ai ka thënë se do të "luftojë ashpër" në pjesën e dytë të të njëjtit fjalim, dhe jo menjëherë pasi tha se do të shkojë me protestuesit drejt Kapitolit.

Drejtori i përgjithshëm dhe drejtoresha ekzekutive e Bi-Bi-Si-së kanë dhënë dorëheqjen

Drejtori i përgjithshëm i Bi-Bi-Si, Tim Dejvi dhe drejtoresha ekzekutive e lajmeve Debora Teries, dje dhanë dorëheqje pas kritikave se dokumentari i Bi-Bi-Si “Panorama” i ka hutuar shikuesit me montim të fjalimit të presidentit amerikan Donald Tramp. 

Në dorëheqjen e tij, Tim Dejvi theksoi:

"Desha t’ju informoj se kam vendosur të largohem nga Bi-Bi-Si pas 20 vitesh. Ky është një vendim plotësisht i imi dhe mbetem shumë mirënjohës ndaj kryetarit dhe Bordit drejtues për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë edhe këto disa ditë të fundit".

"Në përgjithësi, Bi-Bi-Si punon mirë, por ka pasur disa gabime dhe si drejtori i përgjithshëm duhet të marr përgjegjësinë përfundimtare", përfundoi Tim Dejvi. qa/

Foto: printskrin

 

Остани поврзан