• сабота, 06 декември 2025

Trampi i gatshëm për veprime ushtarake në Meksikë për të parandaluar kontrabandën e drogës

Trampi i gatshëm për veprime ushtarake në Meksikë për të parandaluar kontrabandën e drogës

Uashington, 18 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, deklaroi se është i gatshëm të kryejë sulme në territorin e Meksikës nëse është e nevojshme për të parandaluar kontrabandimin e drogërave ilegale drejt SHBA-së.

"A do të urdhëronit sulme ndaj Meksikës për të ndaluar drogën? Për mua është në rregull. Çfarëdo që të nevojitet për ta ndaluar drogën. E kam vëzhguar Meksiko Sitin gjatë fundjavës. Atje ka probleme serioze,” tha presidenti i SHBA-së dje në Shtëpinë e Bardhë, transmeton "Hill".

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të kërkonte leje nga qeveria e Meksikës për të nisur sulmet, Trampi u përgjigj se nuk do të përgjigjej në atë pyetje dhe shtoi se është në kontakt me autoritetet në Meksiko Sit. “Ata e dinë se cili është qëndrimi im,” tha Trampi.*

Presidenti i SHBA-së la të kuptohet se do t’i drejtohet Kongresit dhe do të kërkojë leje për sulme, dhe parashikoi se masa të tilla do të mbështeten nga ligjvënësit e të dy partive. "Pra, kështu do ta them: Nuk jam i kënaqur me Meksikën,’ tha Tramp.

Administrata e Donald Tramp planifikon një mision për dërgimin e zyrtarëve të shërbimeve inteligjente dhe ushtarëve amerikanë në Meksikë për të përballuar kartelët e drogës, edhe pse bisedimet mbi shkallën e misionit ende vazhdojnë dhe vendimi përfundimtar nuk është marrë ende, njoftoi En-BiSi Njuzmë parë këtë muaj.

Departamenti i Shtetit në shkurt identifikoi gjashtë kartelë meksikanë të drogës, së bashku me bandën e Venezuelës, Tren de Aragua dhe MS-13, si organizata terroriste të huaja.

Trampi, gjathashtu, la të kuptohet se do të ishte i hapur për shkatërrimin e fabrikave të kokainës në Kolumbi, duke pretenduar se kjo do të shpëtonte miliona amerikanë.

"Kolumbia ka fabrika të kokainës ku prodhohet kokaina. A do t’i shkatërronit ato fabrika? Do të ishte një nder për mua ta bëja personalisht. Nuk kam thënë se do ta bëj, por do të ishte një nder, sepse me këtë do të shpëtoheshin miliona jetë", theksoi Tramp.qa/

Foto: EPA

 

Остани поврзан