Trampi fali Xhulijanin dhe 70 të akuzuar për mashtrim në zgjedhjet e vitit 2020
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka falur personalitete kyçe të dyshuar për përfshirje në një planin për organizimin e listës alternative të votuesve dhe për të zbuluar mashtrimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve të vitit 2020, deklaroi sot prokurori amerikan i faljes, Ed Martin.
Uashington, 10 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka falur personalitete kyçe të dyshuar për përfshirje në planin për organizimin e listës alternative të votuesve dhe për të zbuluar mashtrimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve të vitit 2020, deklaroi sot prokurori amerikan i faljes, Ed Martin.
Ai shtoi se midis të falurve është edhe ish kryetari i Nju Jorkut, Rudy Xhulijani.
Trampi fali mbi 70 personalitete të shquara, për të cilët thuhet se janë përfshirë në përpjekjen e tij për të asgjësuar rezutatet e zgjedhjeve të vitit 2020, duke përfshirë, që së bashku me Xhulijanin, më shumë se 70 persona për të cilët thuhet se janë përfshirë me përpjekjen për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, publikoi televizioni "Ej-bi-si njuz" (ABC News).
Faljen që e nënshkroi Trampi përfshin të gjithë të akuzuarit, të cilët bashkë me atë u akuzuan në Xhorxhi për një plan gjithpërfshirës për asgjësimin e rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa katër prej të falurve tashmë e kanë pranuar fajin.
"Me faljen i jepet fund padrejtësisë së rëndë kombëtare të kryer kundër popullit amerikan pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe vazhdon procesi i faljes kombëtar. Kjo falje nuk vlen për presidentin e SHBA-së", bëhet e ditur në amnesti.
Në nëntor të vitit të kaluar, një gjyqtar federal amerikan miratoi një kërkesë nga prokurori special Xhek Smit për të shtyrë çështjen kundër Trampit për komplot për asgjësimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale.
Trampi akuzohet për komplot për të mashtruar SHBA-në dhe komplot për të penguar proceduart zyrtare, kur më 6 janar të vitit 2021, mbështetësit e Trampit sulmuan ndërtesën e Kongresit për të parandaluar konfirmimin e fitores së Xho Bajdenit në zgjedhjet presidenciale. rq/
Foto: DPA