Trampi e zgjodhi mikun e Maskut, Xhared Ajzakmen, shef të NASA-s
- – Presidenti i porsazgjedhur amerikan Donald Tramp vendosi sot ta emërojë Xhared Ajzakmenin shef të NASA-s, i cili është bashkëpunëtor i afërt i Ilon Maskut, themeluesit të SpejsX, i cili bashkëpunon ngushtë me NASA-n.
Uashington, 4 dhjetor 2024 (MIA) – Presidenti i porsazgjedhur amerikan Donald Tramp vendosi sot ta emërojë Xhared Ajzakmenin shef të NASA-s, i cili është bashkëpunëtor i afërt i Ilon Maskut, themeluesit të SpejsX, i cili bashkëpunon ngushtë me NASA-n.
Ajzakmen, pilot dhe astronaut komercial dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë për përpunimin e pagesave „Shift4 Payments“, e udhëheq programin privat Polaris, që përdoret me fluturaket e SpejsX për dërgimin e astronautëve në orbitë.
Nëse konfirmohet nominimi, Ajzakmen do ta kontrollojë buxhetin e NASA-s prej 25 miliardë dollarë, i fokusuar në kthimin e njeriut në Hënë si pjesë e programit Artemis, projekt që kushton më shumë miliardë dollarë i promovuar nga Trampi në mandatin e tij të parë, ndërsa i cili në masë të madhe do të bazohet në raketën Starship të SpejsX.
Dy drejtorët e fundit të NASA-s ishin ish politikanë: I pari ishte zgjedhje e Trampit, ish kongresisti nga Oklahoma, Xhim Brajdenstajn, i cili e filloi programin Artemis dhe e bindi Kongresin që ta rrisë buxhetin e agjencisë që ta financojë. I dyti, si zgjedhje e Bajdenit ishte ish senatori nga Florida, Bill Nellson. fc/
Fotografia: EPA