• четврток, 05 декември 2024

Qeveria koreanojugore ofroi dorëheqje kolektive

Qeveria koreanojugore ofroi dorëheqje kolektive

Seul, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria e Koresë së Jugut ka ofruar dorëheqje kolektive për shkak të krizës politike, të shkaktuar nga vendimi i presidentit Jun Suk Jeol për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme, kumtuan sot persona zyrtarë.

Në takimin e konvokuar nga kryeministri Han Duk-su, pothuaj të gjithë ministrat, duke përfshirë ministrin e Financave, Çoi Sang-mok dhe ministrin e Arsimit, Li Ju-ho, ofruan dorëheqjen e tyre kolektive për shkak të krizës politike që shpërtheu pasi presidenti i Koresë së Jugut urdhëroi gjendjen e luftës dhe më pas ai e anuloi atë në të njëjtën ditë, por pasi urdhri i tij ekzekutiv nuk arriti të kalojë në votimin në Parlament.

Ministrat konsiderohen përgjegjës për këtë vendim, ndaj kanë vendosur të japin dorëheqjen.

Ministrja e Drejtësisë Park Sung-Je sot deklaroi se "nuk ka për qëllim të vazhdojë me funksionin e saj".

Ministri i Mbrojtjes, Kim Xhong-hjun, i cili thuhet se ia propozoi presidentit gjendjen e luftës, më vonë gjithashtu paralajmëroi dorëheqjen e tij.

Kryeministri Han apeloi deri tek Qeveria që të vazhdojë të kryejë detyrat e saj.

"Ju Lus që së bashku me nëpunësit publikë nga të gjitha ministritë t'i kryeni obligimet tuaja, me qëllim për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të ruajtur jetën e përditshme", tha ai.

Paraprakisht, këshilltarët e lartë të kabinetit të presidentit, duke përfshirë edhe shefin e kabinetit të presidentit, ofruan dorëheqjen. rq/bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан