• четврток, 05 декември 2024

Në Nju Jork, në rrugë, është vrarë drejtori i sigurimit shëndetësor amerikan „UnitedHealthcare“

Në Nju Jork, në rrugë, është vrarë drejtori i sigurimit shëndetësor amerikan „UnitedHealthcare“

Nju Jork, 4 dhjetor 2024 (MIA) – Brajan Tompson, drejtori ekzekutiv i UnitedHealth (UNH.N), ishte qëlluar në mënyrë fatale sot në mëngjes sipas kohës lokale, para hotelit në qendër të Menhetenit, njoftuan funksionarë të policisë nga Nju Jorku, duke shtuar se sipas të gjitha gjasave ai ishte cak i sulmit. 

Sulmi ka ndodhur rreth orës 6:40 të mëngjesit para hotelit Hillton në Avenynë e gjashtë, pak para konferencës së caktuar të investitorëve në atë hotel. Tompson ishte dërguar në spitalin e afërm, ku ishte shpallur i vdekur. 

“Ky nuk duket si akt i rastësishëm i dhunës”, deklaroi Xhesika Tish, komisare për polici në Nju Jork, në konferencën e sotme për media. “Duket se i dyshuari ka qëndruar i shtrirë duke pritur disa minuta”, shtoi ajo. 

Policia ende po kërkon të dyshuarin e maskuar. Policia publikoi një pllakat me shpërblim për informacione lidhur me të shtënat, në të cilat janë shfaqur incizime nga kamerat e mbikëqyrjes të një njeriu që mban çantë ngjyrë hiri dhe vozit biçikletë, dhe edhe një fotografi të individit i cili duket sikur tregon armë. Sipas Tish, për herë të fundit ishte parë në Central Park. 

“Brajan ishte koleg që respektohej shumë dhe mik i të gjithëve që punonin me të”, thuhet në kumtesën e UnitedHealth Group. “Bashkëpunojmë ngushtë me Policinë e Nju Jorkut dhe kërkojmë durimin dhe mirëkuptimin tuaj në këtë periudhë të vështirë. Zemrat tona janë me familjen e Brajan dhe me të gjithë që ishin të afërm të tij”. 

UnitedHealthcare është sigurimi më i madh shëndetësor në SHBA, i cili siguron përfitime për dhjetëra milionë amerikanë të cilët paguajnë më shumë mbrojtje shëndetësore se sa në cilindo vend tjetër. 

Drejtori ekzekutiv i UnitedHealth Group, Endrju Viti, doli në skenë në hotelin Hilton rreth një orë pas fillimit të ngjarjes që të tregojë se anulohet konferenca. “Kemi situatë shumë serioze shëndetësore me një prej anëtarëve tanë të ekipit, dhe për këtë, për fat të keq, do të duhet ta përfundojmë ngjarjen, tha ai. 

Policia e ka bllokuar zonën në rrugën 54 para hotelit Hilton, ku ishin hedhur doreza të kaltra të plastikës, ndërsa gota plastike tregonin vendndodhjen e disa gëzhojave të plumbave. fc/

Fotografia: EPA

Остани поврзан