KB: Luftërat në veri të Sirisë zhvendosën mbi 115.000 persona
- – Mbi 115.000 persona janë zhvendosur në Siri si rezultat i luftërave të fundit, deklaroi zëvendës koordinatori rajonal i KB-së për Sirinë, i transmetuar nga mediat franceze.
Damask, 4 dhjetor 2024 (MIA) – Mbi 115.000 persona janë zhvendosur në Siri si rezultat i luftërave të fundit, deklaroi zëvendës koordinatori rajonal i KB-së për Sirinë, i transmetuar nga mediat franceze.
Në veri të Sirisë, kryengritësit, të kryesuar nga islamistët, po zbatojnë ofensivë të madhe, në të cilën deri më tani e morën qytetin e dytë për nga madhësia Alepo dhe gjenden në afërsi të kryeqytetit të provincës fqinje Hama.
“Kaloi një javë nga intensifikimi i konfliktit në Siri, më shumë se 115.000 persona janë zhvendosur në Idlib dhe në veri të Alepos”, tha përfaqësuesi i KB-së pas vizitës në Idlib, qytet i cili gjendet në veriperëndim të Sirisë dhe është bastion i grupeve kryengritëse. fc/
Fotografia: UNHCR