• петок, 05 декември 2025

Trampi do ta presë Ronaldon në Shtëpinë e Bardhë

Trampi do ta presë Ronaldon në Shtëpinë e Bardhë

Madrid, 18 nëntor 2025 (MIA) - Futbollisti portugez Kristiano Ronaldo, pesë herë fitues i Topit të artë do të takohet sot me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë, bën të ditur "Mundo deportivo".

Sipas portalit sportiv spanjoll, Ronaldo edhe më parë ka dashur të takohet me presidentin amerikan.

Portugezi nuk e ka vizituar Amerikën që nga viti 2017, kur shtetasja amerikane Ketrin Majorga e akuzoi për përdhunim në Las Vegas. Megjithatë, në vitin 2019, prokurorët lokal i shpallën akuzat të pabaza dhe në vitin 2023 Ronaldo u shpall i pafajshëm pasi gjykata hodhi poshtë edhe padinë e dytë të Majorgas.

Më 16 nëntor, Portugalia mposhti Armeninë 9:1 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e botës 2026. Me këtë fitore ky reprezentacion siguroi kualifikimin në Kupën e botës e cila do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Ronaldo (40 vjeçar) në nëntor paralajmëroi se kjo do të jetë Kupa e botës e fundit për të.

Portugezi luan për Al-Nasrin, ndërsa më parë ka luajtur për Sportingun, Mançester Junajtedin, Real Madridin dhe Juventusin.

Foto: EPA

 

Тагови

Остани поврзан