Tramp: Sot do të nënshkruhet marrëveshje me Iranin
- Presidenti amerikan Donald Tramp për "Foks Njuz" (Fox News), deklaroi se sot në Pakistan do të nënshkruhet marrëveshje me Iranin.
Uashington, 20 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp për "Foks Njuz" (Fox News), deklaroi se sot në Pakistan do të nënshkruhet marrëveshje me Iranin.
Tramp paraprakisht në intervistë për Nju-Jork Post (New York Post) tha se delegacioni amerikan, i udhëhequr nga nënpresidenti, Xhej Di Vens është në rrugë për në Islamabad.
Ai potencoi edhe se është i gatshëm të takohet me përfaqësuesit më të lartë iranianë nëse arrihet përparim në bisedat.
"Duhet të zhvillohet dialog me Iranin, supozoj se në këtë fazë askush nuk luan lojëra", tha Tramp, me këtë rast duke shtuar se kërkesa kryesore është që Irani të heqë dorë nga posedimi i armës bërthamore. bsh/
Foto: EPA