• вторник, 21 април 2026

Një person e ka humbur jetën pasi një trolejbus u përplas në supermarket në Salcburg

Një person e ka humbur jetën pasi një trolejbus u përplas në supermarket në Salcburg

Vjenë, 20 prill 2026 (MIA) - Një njeri e humbi jetën, ndërsa shtatë u lënduan pasi një trolejbus ka dalë nga rruga dhe u përplas në supermarket në qytetin austriak, Salzburg.

Zëdhënësja e Kryqit të Kuq tha se një person e ka humbur jetën edhe krahas tentimit për rianimacion, ndërsa shtatë të lënduarit, prej të cilëve dy më rëndë, janë dërguar në spital.

Ende nuk dihet shkaku i fatkeqësisë. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан