Të paktën 25 persona kanë vdekur në shpërthimin e një fabrike për fishekzjarre në Indi
- Të paktën 25 persona kanl vdekur, ndërsa katër të tjerë janë plagosur rëndë në një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në shtetin jugor indian Tamil Nadu, kumtuan personat zyrtarë.
Nju Delhi, 20 prill 2026 (MIA) - Të paktën 25 persona kanl vdekur, ndërsa katër të tjerë janë plagosur rëndë në një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në shtetin jugor indian Tamil Nadu, kumtuan personat zyrtarë.
Shpërthimi ndodhi mbrëmë në Virudhunagar, një fabrikë piroteknike e cila supozohej të mbyllej, por në atë kohë brenda ndodheshin rreth 50 punëtorë, njofton Bi-Bi-Si.
Një shpërthim i dytë në të njëjtën fabrikë ndodhi ndërsa operacionet e shpëtimit ishin në zhvillim e sipër, pas çka u lënduan 13 persona të tjerë, megjithëse askush nuk pësoi djegie serioze.
Shkaku i shpërthimeve është ende i panjohur dhe hetimi është në vazhdim.
Operacionet e shpëtimit u ngadalësuan ndjeshëm ndërsa fishekzjarrët vazhduan të shpërthenin brenda ndërtesës.
Policia kumtoi se është ngritur një padi kundër pronarit të fabrikës dhe mbikëqyrësit, të cilët të dy janë në arrati.
Autoritetet e qarkut kumtuan se 22 nga 25 të vdekurit janë identifikuar deri më tani, shumica e të cilëve janë gra.
Foto: arkivi i MIA-s