• вторник, 21 април 2026

U.D. Presidentja e Kosovës, Haxhiu ka autorizuar dërgimin e FSK-së në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë të Forcës ndërkombëtare stabilizuese në Gazë

U.D. Presidentja e Kosovës, Haxhiu ka autorizuar dërgimin e FSK-së në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë të Forcës ndërkombëtare stabilizuese në Gazë

Prishtinë, 20 prill (MIA) - U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë, njoftuan nga Kabineti i saj.

“Ky vendim pasqyron një Kosovë që e kupton sigurinë si detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe si përgjegjësi ndaj paqes dhe rendit ndërkombëtar”, tha Haxhiu.

Ajo më tej ka thënë se nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetjen e të tjerëve, Kosova sot merr përgjegjësi dhe jep kontribut në skenën ndërkombëtare.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një institucion i ndërtuar me profesionalizëm dhe standarde të larta, e gatshme të shërbejë krah partnerëve tanë strategjikë. Pjesëmarrja në misione të tilla dëshmon pjekurinë shtetërore të Republikës sonë dhe vendin që Kosova po e forcon çdo ditë në arenën ndërkombëtare”, theksoi Haxhiu. bsh/

Foto: Kabineti i U.D. Presidentes së Kosovës, Haxhiu 

Остани поврзан