• вторник, 21 април 2026

Japonia pas tërmetit të madh formoi një grup operativ për gjendje të jashtëzakonshme

Japonia pas tërmetit të madh formoi një grup operativ për gjendje të jashtëzakonshme

Tokio, 20 prill 2026 (MIA) - Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaiçi deklaroi se pas tërmetit të madh, Qeveria ka formuar grup operativ për gjendje të jashtëzakonshme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve nga rajonet e goditura të evakuohen në vende të sigurta.

Qeveria dhe Agjencia meteorologjike japoneze kumtuan se në rajonet bregdetare veriore ekziston rrezik i rritur nga një tërmet i ashtuquajtur i madh, fenomen ku një dridhje më e vogël mund të shkaktojë tërmet shumë të fuqishëm. Besueshmëria që kjo të ndodh gjatë javës së ardhshme llogaritet në një për qind.

Kjo ka ndodhur në Japoni në vitin 2011, kur një tërmet me intensitet prej 7,3 ballë i paraprinte një tërmeti të madh me intensitet prej nëntë ballë sipas Shkallës së Rihterit, me ç'rast shkaktoi cunami, ndërsa jetën e humbën rreth 20.000 njerëz.

Agjencia japoneze për menaxhim me zjarre dhe katastrofa kumtoi se deri tani nuk është denoncuar dëm ose persona të lënduar pas tërmetit të sotëm të madh, i cili e goditi pjesën veriore të vendit.

Agjencia për rregullim bërthamor kumtoi se nga tërmeti nuk janë goditur centralet elektrike bërthamore dhe se nuk janë vërejtur kurrfarë anomalish. bsh/

Foto: DPA

Остани поврзан