• четврток, 25 декември 2025

Tramp për Venezuelën: Nuk do të lejohet askush të kalojë që nuk duhet të kalojë

Tramp për Venezuelën: Nuk do të lejohet askush të kalojë që nuk duhet të kalojë

Uashongton, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se bllokada e të gjithë tankerëve të sanksionuar të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela do të thotë se "askush që nuk duhet të kalojë, nuk do të lejohet të kalojë".

"Ju kujtohet, ata i morën të gjitha të drejtat tona energjetike, e morën naftën tonë jo aq shumë kohë më parë dhe ne e duam atë mbrapsht, por ata e morën. E morën në mënyrë iëegale", u tha Tramp gazetarëve, transmetoi En-Bi-Si Njus.

Tramp mbrëmë kumtoi se ka filluar bllokada e tankerëve venezuelas të naftës dhe se presidenti i këtij vendi, Nikollas Maduro i përdorë të ardhurat nga nafta për financim të operacioneve ilegale, përfshirë edhe "narko-terrorizmin".

Tensionet eskaluan plotësisht javën e kalaur kur forcat amerikane konfiskuan një tanker të naftës në ujërat në afërsi të Venezuelës.

SHBA-ja sanksionoi tre nga nipërit e Maduros dhe vazhdimisht kryen sulme vdekjeprurëse ushtarake ndaj anijeve në Karaibe, duke pohuar se sulmet janë kryer sepse ato bartnin drogë. ab/

foto: EPА

Остани поврзан