• петок, 05 декември 2025

Tramp për dosjet Epstin: Nuk kemi asgjë për të fshehur, është koha t'i japim fund mashtrimit të demokratëve

Tramp për dosjet Epstin: Nuk kemi asgjë për të fshehur, është koha t'i japim fund mashtrimit të demokratëve

Uashington, 17 nëntor 2025 (MIA) - Ligjvënësit amerikan të cilët bëjnë përpjekje ta përshpejtojnë publikimin e dosjeve të lidhura me hetimin për trafikim seksual ndaj financierit Xhefri Epstin presin fitore më të madhe në Dhomën Përfaqësuese këtë javë, pasi "një grup republikanësh" e mbështetën zbatimin e ligjit për deklasifikimin, duke kundërshtuar fillimisht udhëheqjen e Partisë Republikane edhe të presidentit Donald Tramp.

Megjithatë, presidenti Tramp në ndërkohë e ndryshoi pozicionin e tij dhe u bëri thirrje republikanëve në Kongresin e SHBA-së të votojnë për publikimin e dosjeve, duke hequr dorë nga rezistenca fillestare ndaj një hapi të tillë.

Ligji do ta detyrojë Ministrinë e Drejtësisë t'i publikojë të gjitha dosjet dhe publikimet që lidhen me Epstin, si dhe çdo informacion në lidhje me hetimin për vdekjen e tij në burgun federal. Informatat për viktimat e tij, si dhe hetimet federale që vazhdojnë, do të mund të mbesin të fshehura. 

"Kemi njëqind ose më shumë vota nga republikanët, tha kongresmeni nga Partia Republikane Tomas Masi. "Shpresoj se do të sigurojmë shumicë që nuk mund të bllokohet me veto kur ky propozim-ligj të vihet në votim", shtoi ai.

Masi dhe demokrati Ro Hana në korrik dorëzuan peticion për lirim nga përgjegjësia të sigurohet votim për propozim-ligjin, një instrument që i mundëson shumicës së anëtarëve ta anashkalojnë udhëheqësinë e Dhomës dhe të detyrojnë një votim.

Qëndrimi i Trampit erdhi pasi kryetari i Dhomës Përfaqësuese Majk Xhonson, paraprakisht deklaroi se sipas tij, votimi për shpalljen e dokumenteve të Ministrisë së Drejtësisë në rastin Epstin mund të ndihmojë t'i jepet fund pohimeve se Trampi ka ndonjë lidhje me dhunuesin.

"Republikanët në Dhomë duhet të votojnë për zbulimin e dosjeve të Epstin, sepse nuk kemi ç'farë të fshehim", shënoi Trampi në "Truth Soushëll".

"Dhe është koha t'i japim fund këtij mashtrimi të demokratëve, të kryer nga të çmendurit e majtë radikal, për të shkëputur vëmendjen nga suksesi i madh i Partisë Republikane, duke e përfshirë edhe fitoren tonë të mëparshme ndaj "ndërprerjes të punës së qeverisë" të shkaktuar nga demokratët", shtoi ai.

Kohët e fundit, dokumentet e reja ngritën pyetje të reja për Epstin dhe bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë edhe emaile nga viti 2019 që ai i shkroi një gazetari në të cilin thotë se Trampi "e ka ditur për vajzat". Shtëpia e Bardhë i akuzoi demokratët se në mënyrë selektive kanë publikuar emaile për të njollosur presidentin republikan.

Edhe pse Trampi dhe Epstin para shumë dekadash disa herë janë fotografuar së bashku, presidenti pretendon se të dy patën një grindje para se të paraqiten akuzat kundër financuesit.

Trampi, i cili së fundmi i quajti dosjet e Epstinit një fushatë shpifjesh të demokratëve, pastaj urdhëroi Ministrinë e Drejtësisë t'i hetojë lidhjet e demokratëve të shquar me financuesin e ndjerë.

Trampi asnjëherë nuk është akuzuar për vepër penale në lidhje me Epstin, i cili u vetëvra në burg në vitin 2019 derisa pritej gjykimi, financuesi kishte shumë njohje të shquara në qarqet politike dhe mes personaliteteve të famshëm, përveç Trampit. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан