• четврток, 25 декември 2025

Tramp nuk e përjashton luftën me Venezuelën

Tramp nuk e përjashton luftën me Venezuelën

Uashington, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donalld Tramp, deklaroi se e lë të hapur mundësinë për luftë me venezuelën, sipas intervistës për En-Bi-Si Njus të publikuar sot.

"Nuk e përjashtoj atë, jo", deklaroi ai në intervistën telefonike.

Tramp, gjithashtu, tha se do të ketë konfiskime shtesë të tankerëve të naftës në afërsi të ujërave venezuelase.

Tramp të martën urdhëroi "bllokim të plotë" të të gjithë tankerëve të sanksionuar të naftës që hyjnë dhe dalin nga venezuela, në hapin më të ri të Uashingtonit për rritje të presionit ndaj qeverisë së Nikollas maduros, kahëzuar drejt burimit të tij kryesor të të ardhurave. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан