Tramp: Kundërshtarët e tarifave u shërbejnë interesave armiqësore të huaja
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk i kanë llogaritur përfitimet e plota nga vendosja e tarifave, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp, duke vënë në dukje se kundërshtarët e tarifave “u shërbejnë interesave të huaja armiqësore”.
Uashington, 25 nëntor 2025 (MIA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk i kanë llogaritur përfitimet e plota nga vendosja e tarifave, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp, duke vënë në dukje se kundërshtarët e tarifave “u shërbejnë interesave të huaja armiqësore”.
“Përfitimet e plota të tarifave nuk janë llogaritur ende, pasi shumë blerës mallrash dhe produktesh, për të shmangur pagesën e tarifave në afat të shkurtër, "grumbullojnë furnizime" duke blerë shumë më tepër sesa mund të përdorin. Megjithatë, kjo rezervë e madhe tani po shterohet dhe së shpejti do të paguhen tarifa për gjithçka që i nënshtrohet tarifave, pa shmangie. Ata që na kundërshtojnë u shërbejnë interesave të huaja armiqësore që nuk janë në përputhje me suksesin, sigurinë dhe prosperitetin e SHBA-së”, shkroi Tramp në faqen e tij të Truth Social.
Presidenti amerikan shtoi se mezi pret "vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-së për këtë çështje urgjente, për të cilën është e nevojshme menjëherë të veprohet. ls/
Foto: Arkiv