Tramp: Afrika e Jugut nuk do të ftohet në samitin e G20-ës vitin e ardhshëm në SHBA
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, dje deklaroi se Afrika e Jugut nuk do të ftohet në samitin e G20-ës vitin e ardhshëm në Florida.
Uashington, 27 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, dje deklaroi se Afrika e Jugut nuk do të ftohet në samitin e G20-ës vitin e ardhshëm në Florida.
SHBA-ja e bojkotoi samitin e G20-ës të këtij viti në Johanesburg, i cili u mbajt javën e kaluar.
Samiti në Johanesburg miratoi një deklaratë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe sfidat e tjera globale pavarësisht kundërshtimeve nga SHBA-ja, gjë që nxiti Shtëpinë e Bardhë të thotë se Afrika e Jugut ka abuzuar me të drejtat e saj të organizimit këtë vit.
"Në fund të samitit të G20, Afrika e Jugut refuzoi t'ia dorëzojë presidencën e G20 një zyrtari të lartë të ambasadës amerikane, i cili mori pjesë në ceremoninë e mbylljes" të samitit. Për këtë arsye, Afrika e Jugut nuk do të ftohet në G20-ën e vitit të ardhshëm në Majami, Florida", tha Tramp.
Trampi vazhdimisht akuzon autoritetet e Afrikës së Jugut se lejojnë persekutimin e pakicës së bardhë të vendit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s