• петок, 05 декември 2025

Toskovski: Askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia për kundërvajtje me "Qyteti ni sigurt" mendojmë nëse zbatimi të fillojë nga 1 janari apo nga 1 shkurti

Toskovski: Askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia për kundërvajtje me

Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovsi duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për sistemin "Qyteti i sigurt" theksoi se askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia dhe të përsëritet statistika e zezë nga viti 2024 me 142 viktima në aksidente rrugore. Theksoi se nëse është e nevojshme, zbatimi i këtij sistemi do të fillojë më 1 shkurt, me qëllim që të ketë implementim të plotë.

"Qëllimi është nga 1 janari i vitit 2026 të fillohet me implementim. Mendojmë a duhet të fillojmë nga 1 janari ose nga 1 shkurti për shkak se nuk duam të imponojmë zgjidhje që nuk do të jetë e gatshme për implementim. Ndoshta qytetarët do të vlerësojnë se nevojitet edhe një muaj për adaptim, ndoshta do të vazhdojmë edhe një muaj plus, me qëllim që ta verifikojmë dhe të sigurohemi që qytetarët të jenë plotësishst të njoftuar", tha Toshkovski.

Informsoi se në peirudhën e kaluar përfaqësues të MPB-së dhe Ministrisë së Transportit, së bashku me institucione tjera, punojnë intensivisht në rishikimin e të gjitha rrugëve ekzistuese të vendit, në të cilat do të vendosen kamera të sigurisë.

Në pyetjen nëse do të përfshihen edhe automjetet e funksionarëve, të cilët tashmë kanë edhe targa të kuqe dhe si është rregullaur me automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë dhe shërbimeve tjera tha se "Qyteti i sigurt" mund të japë përgjigje adekuate nëse bën mosselektim në veprim dhe se askush nuk mund të përjashtohet.

"Kuptohet se autoambulancat që lëvizin me shpejtësi më të madhe në situata të caktuara qartl nuk mund të gjobitet. Kuptohet edhe automjetet e MPB-së që janë në kuadër të një aksioni operacional dhe ecim me shpejtësi më të madhe se e lejuara nuk do të gjobitet", tha Toshkovski, duke shtuar se për këtë do të ketë procedura të caktuara qartë.

Theksoi se asnjë funksionarë, në suaza të shkeljes së rregullt të detyrave të tij të punës nuk do të përjashtohet nga sistemi, gjegjësisht thotë, thënë drejt - do të gjobitet dhe përsëriti se nuk do të ketë qasje selektive për askënd.

Lidhur me targat e huaja, thotë se do të veprohet konform ligjeve dhe dispozitave valide.

Në pyetjen se sa kushton sistemi dhe sa do të kushtojë mirëmbajtja e tij vjetore, tha se sisteme të këtij lloji nuk mund të jenë të lira.

"Zbatimi i këtij sistemi filloi rreth dhjetë vjet më parë, u vazhdua në kuadër të qeverisë së mëparshme për të siguruar pajisje të përshtatshme, dhe ne si qeveri kemi vazhduar të njëjtën gjë. Problemi është se askush nuk e ka zbatuar atë në thelb ashtu siç duhet të zbatohet. Nëse kjo do të kishte ndodhur rreth dhjetë vjet më parë, ju siguroj se nuk do të kishim humbur 142 viktima në vitin 2024", tha ai. mb/

Foto: MIA

 

 

 

Остани поврзан