Toshkovksi: Për 24 orë përmes "Qyteti i sigurt" janë regjistruar 110.000 kundërvajtje, më shumë për ngasje të shpejtë
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sit deklaroi se rreth 110.000 kundërvajtje janë konstatuar për një periudhë prej 24 orëve në Shkup përmes sistemit "Qyteti i sigurt".
Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sit deklaroi se rreth 110.000 kundërvajtje janë konstatuar për një periudhë prej 24 orëve në Shkup përmes sistemit "Qyteti i sigurt".
"Kjo shifër është katastrofike. Afërsisht 1000 kundërvajtje kanë të bëjnë me automjete të paregjistruara, rreth 5000 shkelje për kalim në të kuqe, por më e tmerrshmja është që mbi 90 për qind e numrit të përgjithshëm është tejkalim i shpejtësisë. Këto shifra janë katastrofike", theksoi Toshkovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas Konferencës nacionale për siguri në trafik në pushtetin lokal.
"Nuk do të doja sërish të flasim për atë se çka thonë ekspertët dhe çka është praktika dhe sa është përqindja e njerëzve, të cilët kur janë përplasur nga ana e njerëzve që e kanë drejtuar automjetin mbi 50 km në orë humbin jetë çdo ditë nëpër rrugë. Ndërsa sa është përqindja e njerëzve që ndërrojnë jetë me një përplasje prej 30 km në orë, ndërsa sa është përqindja që vdesin me përplasje me shpejtësi prej 70 km në orë. Nëse drejtohet automjeti me 52 ndërsa është e lejuar 50 atëherë është kundërvajtje, nuk është vepër penale. Por, nëse përplasni njeri me 52 km në orë e pastaj ai vdes, atëherë ajo është vepër penale. Pohoj me përgjegjësinë më të madhe se nuk ekziston aksident trafiku me pasoja vdekjen që është shkaktuar si pasojë e respektimit të rregullave në trafik", tha Toshkovski.
Theksoi se në Evropë ka shembuj ku nuk ka fare tolerancë në shpejtësi, si p.sh Zvicër, Belgjikë dhe shtete tjera. Ka edhe shembuj, tha ai, ku toleranca arrin deri në 10 për qind mbi shpejtësinë e lejuar dhe se në periudhën e ardhshme do të mendojmë se si do ta implementojmë këtë tek ne.
"Lidhur me dobësitë e sistemit, kemi arritur në përfundimin se për një numër të vogël shkeljesh, të dhënat faktike në procesverbal nuk korrespondojnë me identitetin e personit që e ka marrë mesazhin. Jemi në dijeni të problemit, është ndarë edhe në rrjetet sociale, do të përcaktojmë arsyet e sakta për të dhe sigurisht që do ta korrigjojmë. Duhet të përmend se kjo është një periudhë prove dhe qëllimi është të informohen qytetarët për atë që duhet të pasojë në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë të verifikohet ajo që kemi përcaktuar si zgjidhje sistemike. Është e rëndësishme që si Qeveri kemi marrë përsipër të zbatojmë një projekt që është revolucionar dhe sistemik. Ai largon mosveprimin e kahershëm kur bëhet fjalë për sigurinë në trafikun rrugor", theksoi ministri.
Tha se në këtë test periudhë janë përfshirë Shkupi, Tetova dhe Kumanova si qytete, si dhe Korridori 8 dhe 10. mb/
Foto: MIA
Фото: МИА