• петок, 05 декември 2025

Tetë të vdekur në një shpërthim pranë Fortesës së Kuqe në Nju-Delhi

Tetë të vdekur në një shpërthim pranë Fortesës së Kuqe në Nju-Delhi

 Nju Delhi, 10 nëntor 2025 (MIA) - Tetë persona humbën jetën dhe të paktën 24 janë lënduar kur një automjet i parkuar shpërtheu pranë një stacioni metroje pranë Fortesës së famshme të Kuqe në kryeqytetin indian Nju-Delhi, raportoi PTI, duke cituar burime zyrtare.

 Shpërthimi ka ndodhur gjatë një periudhe trafiku të rënduar dhe ka shkaktuar që disa automjete aty pranë të përfshihen  në flakë. Videot në mediat sociale treguan dëme të mëdha dhe dritare të thyera, dhe dëshmitarët thanë se pjesë trupash ishin të shpërndara në vendngjarje.

 Shkaku për shpërthim nuk dihet ende dhe policia ka nisur hetim, deklaroi zëdhënësi i policisë lokale Sandzhaj Tjaxhi.

Fortesa e Kuqe (Lal Qila) është një monument historik i shekullit të 17-të, një nga atraksionet turistike më të famshme në Indi.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан