Tetë persona e humbën jetën në zjarrin në Shtëpinë e të moshurve në komunën Baraevë të Beogradit
- – Tetë persona humbën jetën në zjarrin i cili sot në mëngjes rreth orës 4 e 10 minuta shpërtheu në Shtëpinë e të moshuarve në komunën Baraevë të Beogradit, njoftoi u.d. drejtori i Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme, Luka Çaushiq.
Beograd, 20 janar 2025 (MIA) – Tetë persona humbën jetën në zjarrin i cili sot në mëngjes rreth orës 4 e 10 minuta shpërtheu në Shtëpinë e të moshuarve në komunën Baraevë të Beogradit, njoftoi u.d. drejtori i Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme, Luka Çaushiq.
Ai tha se rezultatet e para tregojnë se zjarrin e ka shkaktuar një nga banorët e shtëpisë, bëjnë të ditur mediat serbe.
“Zjarrfikësit shpëtuan 13 persona nga zjarri, prej të cilëve shtatë ishin marrë nga Ndihma Urgjente Mjekësore, përderisa personave të tjerë u ishte mundësuar akomodim alternativ”, theksoi Çaushiq.
Ai theksoi edhe se hetimet e mëtutjeshme për shkaqet e zjarrit do t’i bëjë Prokuroria e Lartë Publike. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s