Arabia Saudite konsideron se administrata e Trampit nuk do të sjellë deri në rritje të rrezikut nga lufta mes Izraelit dhe Iranit
- Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite tha sot se nuk beson se administrata e re e Trampit do ta rrisë rrezikun e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Iranit, duke përsëritur shqetësimet që vazhdojnë në rajon pas luftës në Gaza.
Davos, 21 janar 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite tha sot se nuk beson që administrata e re e Trampit do ta rrisë rrezikun e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Iranit, duke përsëritur shqetësimet që vazhdojnë në rajon pas luftës në Gaza.
Princi Fajsall bin Farhan Al Saud gjithashtu shprehu shpresë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se qasja e presidentit Tramp ndaj Iranit mund të plotësohet me gatishmërinë e Teheranit për të bashkëpunuar pozitivisht me administratën amerikane dhe për të zgjidhur çështjen e programit të tij bërthamor.
"Sigurisht, një luftë midis Iranit dhe Izraelit, si çdo luftë në rajonin tonë, është diçka që duhet të përpiqemi ta shmangim sa më shumë që të jetë e mundur", deklaroi princi Fajsall gjatë takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në vendpushimin malor zviceran. "Nuk shoh që ardhja e administratës së re amerikane kontribuon në rrezikun e luftës; përkundrazi, presidenti Tramp ka qenë shumë i qartë se ai nuk do konflikte", theksoi ai.
Frika e luftës midis Izraelit dhe Iranit është rritur pasi aleati i Iranit, grupi palestinez Hamas, kreu një sulm vdekjeprurës ndërkufitar mbi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke nxitur një ofensivë ushtarake izraelite që tërhoqi aleatët e Iranit, përfshirë Hezbollahun e Libanit, në konflikti. mb/
Foto: EPA