• вторник, 14 мај 2024

Tentimvrasje ndaj një politikani në veri të Kosovës, nga partia thonë se ka gisht Beogradi dhe Radoiçiqi

Tentimvrasje ndaj një politikani në veri të Kosovës, nga partia thonë se ka gisht Beogradi dhe Radoiçiqi

Prishtinë, 6 maj 2024 (MIA)- Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq tha se është tentuar të vritet anëtari i partisë së Nenad Rashiqit, Marko Jablanoviq në Leposaviq. Sipas tij, atentatorit i kishte dështuar arma.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, duke thënë se po zhvillohen hetime.

“Pas mesnatës sot dyshohet se ka ndodhur një rast tentimvrasje në Soqanicë, Komuna Leposaviq. Nuk ka të lënduar apo të arrestuar. Policia po merret me hetimin e rastit”, ka thënë Elshani, transmeton Koha.net.

Zëvendësministri Radomiroviq shtoi se në rast është i përfshirë edhe Milan Radoiçiqi, i njohur si prijësi i sulmit në Banjskë.

“Ngjarja tragjike s’ka ndodhur pasi sulmuesit i kishte dështuar arma e tipit ‘Skorpion’. Nuk ka dyshim se pas atentatit qëndron regjimi i Beogradit dhe Radoiçiqi e kaubojët vendas, Slavko Simiq e Zoran Todiq...Dihet gjerësisht se unë e Marko e mbështetëm Aleksandar Jabllanoviqin për t’i sjellë ndryshimet e nevojshme në Leposaviq. Pasi Jabllanoviq u dakordua në Beograd me Aleksandar Vulinin, Vuçiqin dhe anëtarin e BIA-s, Dimiqin, që për pak para dhe privilegje të tërhiqej si kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Marko dhe Navili tentuan t’i rifitonin dinjitetin e nevojshëm dhe të merrnin jetën në duar”, ka shkruar ai në Fejsbuk.

Zëvendësministri për Kthim ka shtuar se ai dhe Jablanoviqi janë kërcënuar me vrasje pasi “po punojnë për interesat e regjimit”. Radomiroviqi shkroi se kërcënimet nuk do t’i ndalin.

 

Остани поврзан