• недела, 11 јануари 2026

Temperaturat e mëngjesit nën zero, më së shumti shi në Kodër të Diellit dhe në Pozharan

Temperaturat e mëngjesit nën zero, më së shumti shi në Kodër të Diellit dhe në Pozharan

Shkup, 7 janar 2026 (MIA) - Temperatura më e ulët sot në mëngjes në vendin tonë, 0 gradë është matur në Kodër të Diellit, kumtoi DPHM. Vijojnë Llazaropole dhe Hanet e Mavrovës me 2 gradë, 4 Krushevë, 5 Shkup-Petrovec, Pretor, Pozharan, Topollçani, 6 Shkup-Zajçev Rid, Berovë, Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep, Gjurishte, 7 Kumanovë, Ohër, Manastir, 8 Vinicë, Kavadar, 9 Veles, Strumicë, Shtip dhe 10 gradë Celsius në Gjevgjeli dhe në Demir Kapi.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 25 l/m²), posaçërisht pasdite dhe gjatë natës. Në male reshjet do të jenë me borë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). temperatura maksimale do të jetë në interval prej 10 deri 16 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut, posaçërisht nga fundi i ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi jugor. Temperatura maksimlae do të arrijë deri 12 gradë. ab/

Fotо: МIА Arkivi

Остани поврзан