• недела, 11 јануари 2026

Teleferiku në Vodno nuk punon për shkak të erës së fuqishme

Teleferiku në Vodno nuk punon për shkak të erës së fuqishme

Shkup, 11 janar 2026 (MIA) – Ndërmarrja e Qarkullimit Publik – NQP Shkup përmes faqes së saj në Fejsbuk njoftoi se teleferiku në Vodno sot nuk do të punojë për shkak të erës së fuqishme. 

Sipas NQP-së, fuqia e erës i tejkalon kufijtë e lejuar për funksionim të pandërprerë dhe të sigurt të teleferikut. 

“Shërbimet kompetente po e monitorojnë situatën në terren dhe kur të krijohen kushtet e përshtatshme të motit për funksionim, teleferiku do të vazhdojë të transportojë udhëtarë pa ndërprerje”, bëjnë të ditur nga NQP-ja. fc/

Foto: NQP


 

Остани поврзан