• сабота, 27 јули 2024

Taravari: Së shpejti tender i ri për furnizim të sistemit kompresor për Qendrën klinike

Taravari: Së shpejti tender i ri për furnizim të sistemit kompresor për Qendrën klinike

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Në mbledhjen e fundit të Qeverisë kaloi informata për stacionin kompresor në Qendrën klinike, obligimin për furnizim do ta ndërmarrë Minsitria e Shëndetësisë. Shpresoj që sa më shpejtë të fillojë procedura, do të rregullohen të gjitha problemet që i kemi me sallat kirirgjikale në Kirurgji të cilat i trashëguam, deklaroi sot minsitri i Shëndetësisë, Arben Taravari pas kontrollit në aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e shtëpisë së re të shëndetit në komunën Ilinden.

"Do të shkojmë përmes furnizimit publik, të jetë sa më transparente dhe kërkojmë afate sa më parë të përfundojn. Ndoshta do të vendosim kusht që kjo të përfundojë për tre deri katër muaj maksimum", tha Taravari, duke u përjgigjur në ypetje të gazetarëve.

I pyetur nëse është optimist se kësaj radhe do të gjendet ndonjë operator i9 interesuar ekonomik, sepse tenderi i kaluar ishte i pasuksesshëm, ndërkaq bëhet fjalë për shumë prej rreth gjysmë milioni euro, Taravari thotë nik mund të parashohë nëse do të lajmërohet dikush, por edhe se ky problem nuk duhet të zvarritet kështu që nuk e përjashton edhe kontraktimin e drejtpërdrejtë.

Për atë nëse përfundimisht duhet të ristrukturohet puna e shërbimeve të përbashkëta sepse si një prej shkaqeve për mossuksesin e tenderit ceket edhe mosbesimi dhe mospagesa e këtij institucioni ndaj debitorëve të tyre, minsitria e Shëndetësisë thekson se drejtori i Shërbimit të përbashkët emërohet nga Qeveria, por se ai gjithsesi do të propozojë riorganizim të Qendrës klinike.

Deri në fund të vitit banorët e Komunës së Ilindenit deri do të kenë një Shtëpi Shëndeti, e cila do të ofrojë shërbime shëndetësore për rreth 30.000 banorë të kësaj dhe komunës fqinje të Petr

Ndërkohë, kliniakt kirurgjikale vazhdojnë të shfrytëzojnë kompresorë të jashtëm, ndërsa Taravari thotë se duhet ashtu të funksionojnë.

Për mundësinë që kuadri nga Qendra klinike të mund ta shfrytëzojë hapësirën pasdite në SPQ "8 Shtatori" apo në "Shën Klimenti i Ohrit", Taravari potencon se këtu ka ndonjë pengesë ligjore, por ekziston mundësia të arrihet marrëveshje.

Për atë nëse do të ndriçohet, në të vërtetë prej ku përhapje kundërmimi në sallat kirurgjikale, duke pasur parasysh se tashmë një kohë të gjatë lexohet raporti nga Gjermania, Taravari u përgjigj se ai si minsitër ende nuk ka marrë raport.

"Bisedova edhe me mjekët atje edhe me përgjegjësit edhe me drejtorët në mënyrë që të marr informata, megjithatë nuk do të doja të shpejtoj dhe të jap ndonjë deklaratë që nuk ka lidhje me të vërtetën. Dëshiroj ta di të vërtetën e plotë e më pas do të flasim. Ndoshta edhe një periudhë mëe  gjatë janë instaluar ato mbi 30 vite, ndoshta ajo është arsyeja, ndoshta edhe ka diçka tjetër për çka akoma nuk kam informatë të saktë. Kur të kem diçka të sigurt, do të njoftoheni", tha Taravari. ab/

Foto: МIA Arkivi

Остани поврзан