• петок, 11 октомври 2024

Taravari: Do të dalim me raport për rastet e vdekjes së gruas shtatzënë dhe foshnjës 14-muajshe, më tutje organet gjyqësore dhe hetuese dihet të veprojnë

Taravari: Do të dalim me raport për rastet e vdekjes së gruas shtatzënë dhe foshnjës 14-muajshe, më tutje organet gjyqësore dhe hetuese dihet të veprojnë

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot deklaroi se do të dalin me raport lidhur me vdekjen e gruas shtatzënë dhe foshnjës 14-muajshe, ndërsa më tej u mbetet organeve gjyqësore dhe hetuese të veprojnë.

"Raportet janë gati, pothuajse të kompletuara. E prita raportin nga mekët profesionistë kompetentët ë pediatrisë që të japin një konkludim të caktuar. Shpresoj ose sot ose të hënën më së voni, ne si Ministri do të kemi konferencë për shtyp dhe do t'i tregojmë të gjitha hollësitë nga ngjarjet edhe me gruan nga Kumanova e cila ishte shtatzënë, e cila ndërroi jetë, dhe për fëmijë 14-muajsh, që ndërroi jetë në Klinikën e pediatrisë. Thashë, nëse prisni unë të gjykoj, ne nuk jemi organ gjyqësor", nënvizoi ai.

Theksoi se raporti nga Kumanova sot në mëngjes i është dërguar Ministrisës së Shëdnetësisë.

"Tani do të më njoftojnë sapo të kthehem sepse raporti ishte pak më i gjatë. Unë planifikoj, ndoshta sot në orën 13 do të thërras sërish konferencë për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë, për të dy rastet, ndoshta rpes dhe nga Pediatria, do të arrijë raporti sot", shtoi ai.

I pyetur nëse do të ketë aktakuzë lidhur me rastin në të cilin ndërroi jetë një nënë me fëmijën e saj, në fshatin e tetovës Sllatinë, ai u përjgigj se edhe një anëtar i familjes duhet të kontrollohet dhe të shihet nëse edhe ai ka pasoja, nëse me të vërtetë shkau i vdekjes është helmimi. Ministri shtoi se, nëse do të ketë aktakuzë apo jo, është lëndë e organeve hetuese dhe sistemit juridik.

Rreth vaksinave për gripin sezonal, tha se tashmë kanë arritur dhe po fillon distribuimi i vaksinave në vend. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

Остани поврзан